26-04-2024

Bie çmimi i derivateve, Berjani thotë se do të ketë sërish rënie graduale

Çmimet e derivateve në Kosovë gradualisht janë duke shënuar rënie.

Sipas Fadil Berjanit, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, kjo rënie po vjen si pasojë e rënies në tregjet ndërkombëtare.

“Derivatet akoma janë të larta për standardin e qytetarëve tanë, por çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEK” tha Berjani për Indeksonline.

Ai porositi ndërkohë dyqanet që të ulin çmimin e shportës së qytetarit, duke paralajmëruar që edhe në ditët në vijim do të ketë prapë rënie çmimesh të derivateve.

Berjani thotë se çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë sillen përafërsisht 1.35 euro për Dizel dhe 1.32 euro për Benzinë.

Për dallim nga Kosova, në rajon çmimet janë më të larta./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.