19-04-2024

Bie në kontakt me elektricitetin, një i lënduar në Atmaxhë të Prizrenit

Një person është lënduar për shkak të rënies në kontakt me energjinë elektrike, derisa po punonte në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Policia njoftoi se ggjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 16:30, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Viktima kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në një kontakt me elektricitetin dhe është lënduar”,thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lexo edhe:

Dëmtohet “Ura e Gani Tadës” në Prizren (Foto)

 

Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe i ka dhënë ndihmë mjekësore e më pas e ka transportuar në spitalin rajonal.

Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.