Bie në pranga një i kërkuar nga Policia në Prizren, dërgohet në burg
I dyshuari Ervin Softa, i cili kërkohej në bazë të disa urdhëresave, ka qëndruar në arrati për një kohë deri dje kur u kap nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Softa – emër i njohur për organet e rendit, përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës, të martën në Prizren.
Sinjali ka mësuar se ndaj tij kanë qenë shtarë urdhëresa aktive, për çka i njëjti ishte dënuar edhe me burgim.

Me një histori të pasur me vepra penale, Softa njihet për mashtrim – por edhe për raste tjera të kësaj natyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti u dërgua në burg për ta vuajtur dënimin në njërën nga qendrat korrektuese në vend.
Lexo edhe:
LDK në Prizren: Zhagitja e punimeve dhe keqqeverisja lokale, detyrojnë mbylljen e bizneseve ( Foto )