BIK: Ramazani nis të hënën
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Ramazanit fillon ditën e hënë më 6 maj.
“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”, bëhet e ditur në njoftimin e BIK-ut.
Njëherit Bashkësia Islame uron agjërim të lehtë gjatë këtij muaji.