27-07-2024

Blair para deputetëve: Lufta për Kosovën s’ishte veç për kosovarët, por për të gjithë ne

Ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në adresimin para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, tha se është shumë i lumtur që është aty, duke thënë se për të është një kënaqësi e veçantë.

Ai u shpreh se lufta e Kosovës simbolizonte dëshirën e popullit për një të ardhme më të ndritur, duke thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu. Është absolutisht kënaqësi dhe nuk mund t’iu falënderojë mjaftueshëm për mikpritjen që më keni bërë”.

“Lufta juaj simbolizonte dëshirën tuaj për një të ardhme më të ndritur, kjo e ardhme është ende duke u formësuar, është për një komb të pavarur, të lirë, është që Kosova të zërë vendin e duhur në zemër të Evropës”.

“Lufta për Kosovën ka simbolizuar një gjë më të madhe, i ka lidhur njerëzit me politikën e jashtme, me ato vende të cilat kanë qëndruar pranë njerëzve të Kosovës”.

“Intervenimi është shumë më i ndjeshëm sesa mungesa e tij dhe këto gjëra kanë edhe pasoja të cilat janë të qarta dhe mosveprimi është mungesë e vendimit dhe kjo ka pasoja, kjo është kështu kur pasojat e mosveprimit janë duke u ballafaquar me gjëra të qarta”, tha ai.

Blair u shpreh se lufta për Kosovën nuk ka qenë vetëm për kosovarët por siç tha ai për të gjithë, duke përfshirë edhe e tij, transmeton Klankosova.tv.

“Për mua lufta për Kosovën nuk ka qenë vetëm për kosovarët por për të gjithë ne, përfshirë edhe vendin tim i cili ka vlerësuar se liria është një gjë që duhet luftuar për të. Ishte luftë për liri, por jo thjeshtë për të qenë të lirë, por sepse liria hap mendjen dhe shpirtin e njeriut”, u shpreh tutje Blair.

Tony Blair po qëndron në Kosovë në prag të shënimit të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës. /Klankosova.tv

Asnjë koment

Comments are closed.