Bllokohen 24 shqiptarë në Hungari, një prej tyre me simptoma koronavirusi
Ndërkohë një prej turistëve shqiptarë u paraqit me temperaturë të lartë dhe është veçuar nga grupi i autobusit dhe është transportuar me ambulancë.
Ndër të tjera mësohet se grupi i shqiptarëve të ndaluar ishte në përfundim të një udhëtimi turistik me autobus në Budapest, u kthye në kufirin serb. Ambasada shqiptare në Hungari po organizon kthimin e tyre me avion nesër në orën 6 të mëngjesit.
Ende nuk janë siguruar të gjitha biletat për ta, dhe po komunikohet me kompaninë e fluturimit për vendet e lira. Ndërsa ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk jep informacion zyrtar mbi raste të ngjashme nëpër Evropë.