Bllokohen gjashtë kosovarë në një mal të Shqipërisë, shpëtohen me helikopter

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim-shpëtimit të 6 turistëve nga Kosova të cilët ishin bllokuar prej disa orësh në malin e Jezercës.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pak më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.

Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses./A2/