25-04-2024

Koronavirusi: Nga 69 rastet e reja, 5 nga komuna e Prizrenit

Sot, më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ndërsa me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 69 raste.

Të infektuar dolën edhe 5 raste të reja nga komuna e Prizrenit, ndërsa nga një rast nga ajo e Rahovecit dhe  Suharekës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Viti dhe Vushtrri.

Sot më 25 qershor 2020, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144.

Nga data 08 shkurt deri më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.432 raste, me gjithsej 42 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.