02-05-2024

“Boll që ia thyem qykën Kurtit, nuk pat qare pa u ul me Jasharajn”

Zenun Nimani nga Këshilli Grevist i SBASHK-ut, derisa foli për grevën, tregoi për përqindjen e shkollave që janë në grevë.

“Para 4-5 dite kanë qenë 98.5 për qind në grevë, por kanë lëviz një shkollë ose dy, por përmbi 97 për qind e shkollave janë në grevë komplet në Kosovë”, tha Nimani në “Frontal” të T7.

Ai tregoi një përvojë me një mësues në Gjakovë.

“Po më thotë ‘në qat moment që u ulë Albin Kurti me Rrahman Jasharaj me Këshillin Grevist, unë e kisha ndërpre grevën’, i thashë ‘qysh mësuesi Daut pa u plotësu kurgja’, tha ‘boll që ja thyem qykën, s’pat qare pa u ul’, i thashë që është kërkesa. Më tha ‘jo spo du me m’ngu tan mu, por mu mu ka plotësu, personalisht, vetëm ai moment, kur iu desh gjithqysh mu ulë’”, ka thënë Nimani.

Ai tha se anëtarësia nuk janë të kënaqur me “nejt në shkollë, kur s’ka nxënësa”.

“Kur s’ka nxënësa në shkollë është vdekje”.

Asnjë koment

Comments are closed.