Nga mesdita Prizreni është përfshirë nga të reshura të dëborës, ndërsa njëherësh kjo është bora e parë për këtë vit, duke mbështjellë me një shtresë të hollë bardhësie qytetin, shkruan ”GazetaePrizrenit.net”.
Reshjet në disa lokalitetet të rajonit të Prizrenit, sidomos në zonat më të thella malore, kanë filluar gjatë paradites, ndërsa në disa vende rrugët veçse janë të mbuluara.
Intensiteti i të reshurave në këto çaste është dobësuar.
Autoritetet komunale kanë paralajmëruar se kompanitë kontraktuese do të ndërhyjnë me kohë, për të bërë pastrimin e rrugëve në qytet dhe ato që lidhen me fshatrat, ndërsa do të bëhet edhe hedhja e kripës.
Me këtë rast luten drejtuesit e automjeteve për një kujdes dhe siguri më të shtuar gjatë sezonit të dimrit si dhe përshtatjen e lëvizjes me kushtet të rrugëve./GazetaePrizrenit.net