19-05-2024

Kukës: Ndihmuan arratisjen e serbit, 6 të arrestuar, mes tyre dy policë

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi ndihmuan një shtetas serb që të largohej nga Kukësi. Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve por ka publikuar vetëm inicialet e tyre.

Bëhet fjalë për: K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës; J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci; R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë; F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë; K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës dhe Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, të dy me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t’u larguar nga Kukësi shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.

Serbi ishte me masë sigurie ”arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Dy efektivët e policisë u arrestuan pasi gjatë kohës që ishin me detyrë për ruajtjen e shtetasit S.V., lejuan takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, gjë që solli largimin e tij nga territori shqiptar.

Pas arrestimit të gjashtë personave, policia ka nisur punën për kapjen e shtetasit S.V.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Strukturat e Komisariatit te Policisë Kukës në bashkëpunim me Sektorin e SHÇBA-së nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas:

– K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

– J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

– R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

– F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

– K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës;

– Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i shtetasve KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”./TCH

Asnjë koment

Comments are closed.