12-05-2024

Në Qifllak të Rahovecit e godet qëllimisht me veturë viktimën

Një person është lënduar në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit,  pasi është goditur qëllimisht nga drejtuesi i një veture,  i cili më pas është arrestuar.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Gjakovës”, njofton Policia, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje./GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.