Bora mbulon disa pjesë të Kosovës, pamje nga Prevalla

Disa zona malore në Kosovë janë zbardhur nga bora që ka rënë gjatë natës.

Në Prevallë bora ka krijuar shtresë dhe dimri atje duket se ka ardhur më herët se është parashikuar.

Bora ka zbardhur edhe bjeshkët e Istogut, bjeshkët e Bajgorës, më pak në Brezovicë e Rugovë.

Rrugët janë të kalueshme në të gjitha zonat./Indeksonline/