Shkruan: Naim Cahani
Si pasojë e neglizhencës institucionale, qytetarët prizrenas kanë paguar 43,466 euro për shpenzimet administrative dhe shpenzimet tjera përmbarimore.
Pos tjerash, shkak ishte neglizhenca nga ana e zyrtareve përgjegjës komunal, pasi që në disa raste ekzistonin mundësit buxhetore/mjetet për pagesën e faturave brenda afatit ligjor. Për me tepër, suficiti apo mjetet e lira nga investime kapitale ishin prej 2,792,308€, mjete të cilat komuna ka mund t’i shfrytëzoj për pagesën e obligimeve.
Derisa komunat ka paguar gjobat shtesë për faturat e pa paguara, shuma prej 2,792,308 për investime kapitale ka shkuar në suficit. Sipas ZKA, këto mjetë është dashur të shfrytëzohen për pagesa të obligimeve.
Kjo gjendje tregon qasjen jo serioze të qeverisë komunale, për të trajtuar me nikoqirllëk taksat e qytetarëve prizrenas. Vazhdon seria…..
(Autori është zyrtar i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në Prizren).