Arrestohet në pikëkalimin kufitar të Vërmicës për posedim narkotikësh

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, afër Prizrenit është arrestuar një person për shkak të posedimit të substancave të dyshuara narkotike.

“Të dyshuarit K-Shqiptar, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe janë konfiskuar 3.42 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”,  thuhet në raportin e Policisë..

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net