18-04-2024

Bota e futbollit në zi, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë

Sipas raportimeve të fundit  në Argjentinë,  Diego Armando Maradona pësoi një arrest kardiak sot dhe ka vdekur në moshën 60 vjeç.

Gazetat argjentinase Clarin dhe Ole pretendojnë se fituesi i Kupës së Botës pësoi një arrest kardio-frymëmarrje të Mërkurën në mëngjes me kohën lokale në qytetin Tigre, përcjell GazetaBlic.

Maradona vetëm kohët e fundit bëri një operacion për të hequr një mpiksje gjaku nga truri i tij, pas një rënieje.

Pas operacionit në trurin e tij, kishte personel mjekësor që qëndroi në shtëpinë e Maradonës për ta mbajtur atë nën vëzhgim.

Një arrest kardio-frymëmarrje thotë që zemra e tij u ndal dhe ai nuk po merrte frymë më.

Sipas një raporti të azhurnuar nga Clarin, Maradona ka vdekur.

Asnjë koment

Comments are closed.