23-11-2024

Botërori “Rusi 2018”, Angli-Belgjikë, askush se do fitoren!

Sot luhen 4 ndeshjet që do të mbyllin përfundimisht fazën e Grupeve të Botërorit të Rusisë.

Në Grupin H, Senegali do të luajë me Kolumbinë për një vend mes 16 më të mirave të Botërorit. Skuadrës afrikane, që është në kuotën e 4 pikëve i mjafton barazimi për t’u kualifikuar.

Në krahun tjetër, Kolumbia që hyri në lojë pas fitores me Poloninë, do të duhet të përsërisë suksesin edhe ndaj skuadrës së Cisse. Në rast barazimi, atëherë do të duhet të shpresojë në një humbje të Japonisë që do të luajë me Poloninë tashmë të eliminuar.

Edhe për Japoninë është e njëjta histori si me Senegalin, mjafton 1 pikë përballë polakëve për të kaluar. Ndërsa te Polonia i vetmi objektiv i mbetur është që të evitojë humbjen e tretë në këtë fazë grupesh. Në grupin G, gjërat u bënë të qarta pas dy ndeshjeve të para, Anglia dhe Belgjika janë skuadrat e kualifikuara për në raundin tjetër dhe sot do të luajnë me njëra-tjetrën për vendin e parë.

Situata në këtë rast është shumë interesante, pasi gjithçka është e barabartë mes këtyre dy skuadrave; pikët, diferenca e golave, numri i golave te shënuar e ata të pësuar. Nëse kjo përballje do të përfundojë në barazim atëherë gjithçka do të përcaktohej nga Fair Play, domethënë, numri i kartonëve.

Në këtë pikë, Anglia është në avantazh me 2 kartonë të verdhë të marrë, kundrejt 3 të Belgjikës. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Panamasë e Tunizisë, një ndeshje që ka vlerë vetëm për të dyja këto skuadra që do të kërkojnë të largohen me të paktën 1 fitore./top-channel/

 

Asnjë koment

Comments are closed.