19-04-2024

Brazili fiton me vështirësi dhe kualifikohet, Zvicra shpreson te fitorja ndaj Serbisë (Video)

Brazili ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Zvicrës.

Skuadra e Xhakës dhe Shaqirit ka qenë një kockë e fortë ndaj Brazilit, ku kanë arritur të mbrojnë mjaft mirë gjatë gjithë lojës, duke mos lënë hapësira ndaj latinëve.

5 herë kampionët e Botës kanë tentuar disa herë të deportojnë brenda zonës, por Akanji me shokë u kanë bërë ballë.

Mrekullia ndodh në minutën e 83-të, ku Casemiro lëshon një predhë ndaj Sommer duke e bërë të pamundur ta ndalojë.

Brazili renditen në vendin e parë duke siguruar kualifikimin. Zvicrës i mbetet gjithçka për në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë./abcnews.al

Shikoni golin

Asnjë koment

Comments are closed.