Bugatti, Ferrari e Maserati – Policia i kapë shoferët e veturave luksoze duke bërë gara në autostradë, dënohen
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar edhe një rast tjetër të garave ilegale në autostradë.
Shoferët e veturave janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Në bazë të fotografive që ka publikuar policia, ngasësit kanë qenë të tri veturave luksoze të markave Bugatti, Ferrari dhe Maserati.
Vlera e veturave ka qenë secila mbi 100 mijë euro.