25-11-2024

‘Bukuria e asaj që mbetet’ sot në Prizren

Program publik : Bukuria e asaj që mbetet

Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës kanë kënaqësinë të ju ftojnë në ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş e cila do të mbahet sot, në orën 17:00 në Kino Lumbardhi . Ligjëratat do të mbahen në gjuhën angleze dhe do të përcillen me një diskutim të hapur.

Në këtë ligjëratë temë kryesore do të jetë struktura urbane dhe mbetjet e kohës, gërshetimi i së kaluarës dhe tashmes dhe çasjet ndaj asaj që ka “mbetur” në kontekstin arkitekturor.  Aslıhan Demirtaş do të flet për rishfrytëzimin adaptiv nga këndvështrimi i ‘mbetjes së kohës’, i përqendruar, por jo i kufizuar në Kinemanë Lumbardhi në Prizren.

Aslıhan Demirtaş është themeluese e KHORA Office & Aslihan Demirtas Architecture & Research Office dhe Ligjëruese në Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Arteve dhe Dizjanit në Universitetin Kadir Has në Stamboll. Demirtaş mban titullin MS.ArchS nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) dhe BArch nga Middle East Technical University (METU) në Ankara. Studioja e saj së fundmi përfundoi Kopshtin e Dimrit në SALT Beyoglu, ndërsa aktualisht është e angazhuar si arkitektja kryesore në projektin e rijetësimit të Kinemasë Lumbardhi në Prizren. Para fillimit të praktikës së saj Demirtaş punoi për Laureatin e çmimit Pritzker I.M. Pei si projektantja kryesore e Muzeut të Artit Islamik në Doha, Katar si dhe Kishëzës Miho në Japoni.

Ky event organizohet me mbështetjen e U.S. Speakers Program për Kosovën, nga Fondacioni Lumbardhi në partneritet me Fondacionin Kosovar të Arkitekturës.

Asnjë koment

Comments are closed.