25-04-2024

Bullgaria dënohet për fyerjet ndaj Kosovës

Pas humbjes nga Kosova në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, Përfaqësuesja e Bullgarisë ka marrë edhe një goditje nga UEFA, pasi e ka dënuar të premten për fyerjet raciste të tifozëve në duelin kundër “dardanëve” të luajtur më 10 qershor.

Ndeshja e zhvilluar në Sofje përfundoi me shifrat 3:2 në të mirë të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Kosova shënoi golin e fitores në minutat shtesë, por fyerjet ndaj saj nisën shumë më herët.

E fyerjet e bullgarëve nuk kanë munguar as në ndeshjen që ekipi i tyre e luajti në udhëtim kundër Çekisë (7 qershor). Edhe këtë ndeshje e humbën bullgarët 2:1.

Për shkak të këtyre fyerjeve, UEFA hapi procedurë disiplinore ndaj federatës bullgare, dhe të premten njoftoi se Bullgaria dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi do të duhet t’i luajë me stadium pjesërisht të mbyllur për shikues.

Asnjë koment

Comments are closed.