20-05-2024

Burdushi arrestohet sërish

Policia e Kosovës ka arrestuar sërish mjekun popullor Hysri Peqanin, i njohur në opinion si Burdushi.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me prokurorinë, ku pjesëtarët e Policisë kanë arrestuar Peqanin në lokalin ku ai kryen veprimtarinë e tij.

Lajmin për arrestimin e kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përkatësisht, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Është e vërtetë është arrestuar. Arrestimi është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë. Por, për detaje pyesni zyrën qendrore në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme”, ka thënë Veseli, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Për Peqanin, Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë për përfitim të kundërligjshëm të dobësisë pasurore duke i mashtruar apo vënë në lajthitje personat e tjerë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.