Burgim për të dyshuarin nga Prizreni që sulmoi fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale B.SH. nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor dhe për këtë e kadënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë ) muaj.
Sepse me datën 19.11.2015,rrethe orës 11.30 minuta në Prizren,në kafiterin e quajtur “Albi”, i shkakton lëndime të lehta personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një fjalosje në mes të pandehurit me iniciale B.SH. dhe të dëmtuarit me iniciale S.M. në atë mënyrë që i pandehuri ishte duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin me iniciale S.M. i dëmtuari M.M ndërhynë për ti ndarë, ku i pandehuri e sulmon fizikisht edhe atë duke e goditur me thikëme ç’rast të dëmtuarve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të përshkruar më për së afërmi në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko-ligjor, ka njoftuar zëdhënësja, Aferdita Kicaj, nga Gjykata themelore në Prizren.