24-11-2024

Burri shqiptar bleu me lekë një 8-vjeçar dhe e detyroi të lypte

Trondisin zbulimet për veprimet e një 56-vjeçari nga Shqipëria i cili u arrestua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar në Athinë, Greqi, për trafikim të të miturve, raporton noa.al duke cituar një komunikatë të Policisë Greke dhe mediat e Athinës.

Sipas informacioneve të fundit, 56-vjeçari kishte “blerë” një djalë 8-vjeçar nga familja e tij në Shqipëri dhe e kishte sjellë në Athinë ku e kishte detyruar të lypte për të marrë paratë që mblidhte.

Policia greke ra në gjurmët e 56-vjeçarit shqiptar pas një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare pasi ai ishte dënuar me 15 vite burg në vendin tonë për trafikim të të miturve.

Në fakt, ai shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Pas kërkimeve intensive, policia greke ka arritur të lokalizojë 56-vjeçarin pata pak ditësh në zonën e Agios Nikolaos në Patisia dhe është dërguar në Prokurorinë kompetente.

Sipas informacioneve, 56-vjeçari kishte qenë në kontakt me rrjetet e trafikut të të miturve në Tiranë dhe duke i dhënë 100 mijë lekë, “bleu” një djalë 8-vjeçar nga një familje në nevojë.

Më pas ai e solli fëmijën në Athinë dhe e detyroi me forcë të lypte në zona të ndryshme të Athinës dhe më pas i mori paratë që kishte mbledhur fëmija. /noa.al

Asnjë koment

Comments are closed.