02-05-2024

Moti: Parashikimi për sot (e enjte)

Për sot (e enjte) parashikohet mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Reshjet më të intensifikuara do të jenë që nga orët e para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Gjatë orëve të pasditës reshjet do të mbesin të izoluara në zona të caktuara, përpara se të fitojnë sërish intensitet në orët e mbrëmjes me karakter lokal.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 11-16°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h!/MK

Asnjë koment

Comments are closed.