26-04-2024

Burrit i thonë se gruan me mbipeshë e mori vetëm për letra

Ishte vetëm 14-vjeçe kur takoi për herë të parë partnerin e saj. E që nga ajo kohë Armonda Kryeziu nga Malisheva dhe Flamuri nga Gjilani nuk ia lëshuan asnjëherë dorën njëri-tjetrit. Nëntë vite më vonë, çifti kujton me shumë nostalgji fillimin e njohjes.

Ani pse të ri në moshë, ajo çfarë i bëri për njëri-tjetrin nuk ishte vetëm pamja fizike.

Por, pasi Flamuri dhe Armonda postuan video dhe fotografi te dasmës gjykimet nga të tjerët për pamjen e saj të jashtme ishin të shumta dhe prej më të ndryshmeve, madje duke kaluar edhe në ofendime e bullizëm, transmeton T7.

 

Asnjë koment

Comments are closed.