20-04-2024

Prizren: Grabitësit e armatosur vodhen 95 mijë euro në pikën e KEDS

Dje persona të panjohur të maskuar, kanë kryer grabitje të armatosur në pikën e KEDS-it në Prizren, në të cilën kanë vjedhur një sasi të konsiderushme të të hollave.

Gazeta Sinjali mëson se të dyshuarit arritën të marrin 95 mijë euro para të gatshme nga zyra e pagesave të KEDS-it në këtë qytet.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontrolluar të gjitha rrugët përreth, por nuk ka arritur të marrë informacion për të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.