24-04-2024

Cahani: Çfarë çerdhe publike quhet ajo ku kërkohet pagesë prej 80 euro për fëmijë

Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahani, përmes një postimi në facebook ka reaguar rreth shumës së kërkuar për regjistrim të fëmijëve në Kopshtin Publik ” 11 marsi”, institucion ky i cili ende edhe nuk është përuruar.

Postimi i plotë:

Pse merr epitetin kjo çerdhe publike?! Më së paku është publike nëse paguhen 80 euro. Madje hiq s’ka qenë nevoja e investimit të taksave tona në atë objekt, këtë “shërbim” me këtë shumë financiare e kryen secila çerdhe private që operon në komunën tonë.

Çerdhja ose është publike ose është private. E me këtë shumën e pagesës prej 80 euro po “get” që kanë me menaxhu “privatnikët” e komunës.

Nga ekselencat ndoshta nuk është befasia e fundit. Me rëndësi zotimet po i tejkalojnë!!

Asnjë koment

Comments are closed.