Caktohen gjyqtarët për ndeshjen finalen të Kupës së Kosovës
Nesër do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.
Komisioni i Gjyqtarëve i Federatës së Futboillit të Kosovës ka vendosur sot për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën kryesor, e të cilit do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.
Në VAR do të jetë Alban Shala, kurse AVAR, Besnik Morina.
Për Prishtinën kjo do të jetë një ndeshje mjaft speciale dhe e rëndësisë së lartë pasi me një fitore eventuale do ta siguronte edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.
Kurse, Ballkani do ta kërkojë trofeun e parë të Kupës së Kosovës. /GE/