27-07-2024

Caktohet stadiumi për finalen e Kupës mes Ballkanit dhe Prishtinës

Tashmë dihet edhe arena se ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani dhe Prishtina do të luajnë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Kjo është bërë e ditur nga klubi kryeqytetas, FC Prishtina përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Prishtina e eliminoi Dritën për të arritur në finale, kurse Ballkani rivalin lokal, Suharekën.

Asnjë koment

Comments are closed.