27-07-2024

Caktohet zyrtarisht data dhe ora për El Calsicon e parë të këtij sezoni

Tashmë është mësuar data dhe ora për përballjen e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit, që ndryshe njihet edhe si El Clasico.

Marca raporton se përballja më e madhe në nivel klubesh do të zhvillohet më 28 tetor.

El Clasico do të nisë në ora 16:15, sipas kohës tonë lokale – që i bije në ditën e shtunë.

Real Madridi është aktualisht lider në elitën e futbollit spanjoll me 21 pikë, një më shumë se Barcelona.

Para kësaj përballje, do të luhen edhe nga dy takime për secilën skuadër, duke mos llogaritur ato që zhvillohen jashtë La Ligës.

Para derbit, Los Blancos përballen me Napolin në Ligën e Kampionëve, Osasunan dhe Sevillan në Spanjë, ndërsa e mbyllin në Ligën e Kampionëve me Bragan para duelit me katalunasit.

Në anën tjetër, Barcelona përballet me Porton, takohen në La Liga me Granadan dhe Bilbaon, më pas me Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi

Asnjë koment

Comments are closed.