26-11-2024

Cana takohet me Haskukën për disa projekte në qytetin e Prizrenit

Me angazhimin dhe përkushtimin që ka pasur në kombëtaren shqiptare, Cana ka për vete shumë sportdashës dhe personalitete të ndryshme.

Një prej tyre që ka folur gjithmonë me admirim për ish-futbollistin është edhe i pari i qytetit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Dyshja gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim kokë më kokë dhe kanë biseduar rreth projekteve që mund t’i realizon fondacioni i krijuar prej gjakovarit.

Kështu së paku ka shkruar 35-vjeçari në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe disa imazhe në krah të kryetarit të prizrenasve.

“Fillimi i mbarë gjysma e punës… Sot në Komunën e Prizrenit për të filluar së shpejti me projektet e Fondacionit LC5 në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Cana duke mos dhënë shumë detaje.

Por, ishte Haskuka që përmes rrjeteve sociale tregoi se me Lorikun ka biseduar rreth zhvillimit të sportit në qytetin që e udhëheq dhe e ka falënderuar për përkrahjen që gjithmonë i jep atij.

Më pas Loriku ka qenë pjesë si shumë qytetar i Dokufestit dhe Dokunight’s, ku nuk ka refuzuar të fotografohet edhe me fansat. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.