08-02-2025

Cani: Interesimi për votim në ambasadë dhe në konsullatat e Kosovës në Gjermani shumë i madh

Gazetari Bahri Cani nga Gjermania, ka njoftuar se interesimi për votim në ambasadë dhe në konsullatat e Kosovës në Gjermani është shumë i madh.

“Votimi po kalon pa asnjë problem deri tani. Veç sa bisedova me përfaqësuesit e ambasadës së Kosovës. Ambasadori Faruk Ajeti: jemi shumë të kënaqur me votimet dhe ecurinë. Ka dhe njerëz shumë të emocionuar që mund të votojnë jashtë vendit. Janë parë edhe familjarë që kanë lëshuar një pikë loti bile!Mërgata gjithmonë me vendlindjen”, ka shkruar ai në një postim në “facebook”. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.