17-12-2025

Ekonomi

Dalin pagat për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës ka paraparë që obligimet financiare do të ekzekutohen më herët se zakonisht në datat e parapara.Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve.“Ministria e Financave dhe Transfereve – Thesari ka bërë të gjitha përgatitjet për procesimin e pagave më 26.03.2020, për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i […]

Nesër mund t’i tërheqin mjetet e tyre financiare, përfituesit e ndihmës sociale

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht 24,198 familje. Sipas një njoftimi të MFT-së, përfituesit e kësaj skeme mjetet financiare mund t’i tërheqin nga nesër më 24 mars 2020, pagesa të cilat bëhen afër 10 ditë […]

Koronavirusi: 34 mijë euro gjoba ndaj bizneseve që kryen shkelje pas situatës së krijuar

Rreth 34 mijë euro është vlera e gjobave që ka shqiptuar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ndaj bizneseve për të cilat është konstatuar se kanë kryer shkelje ligjore pas situatës së krijuar me koronavirus, ka thënë drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj. Autoritetet kanë njoftuar se bizneset që nuk respektojnë masat e vendosura nga Qeveria […]

Kosovës iu zhdukën 2 mijë e gjysmë tonë grurë nga rezervat shtetërore

Në këtë kohë kur pandemia e koronavirusit po kërcënon seriozisht edhe ekonomitë më të fuqishme botërore, Kosova do të duhej të kishte në rezervat e saj shtetërore së paku më shumë tonë grurë. Gazeta Sinjali posedon të dhëna se në prill të vitit të kaluar, Kosovës i janë zhdukur 2 mijë e 519 tonë grurë […]

Vendimi i ri i Qeverisë: Shtyhet deri më 30 prill pagesa e kredive, ujit, rrymës dhe internetit

Zëvendëskryeministri Avdulla Hoti ka njoftuar se Qeveria në koordinim me bizneset do të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve në këtë fazë emergjente, kur vendi dhe bota po përballet me pandeminë e  Coronavirusit.  Deri më 30 prill sipas tij do të shtyhet pagesa e kredive, rrymës, internetit, ujit, ngrohjes , lehtësimi i […]

Skandal, ja sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore në marketet në Kosovë

Biznese e kompani të ndryshme që merren me shitjen e produkteve të ndryshme, ushqimore dhe farmacuetike po e shfrytëzojnë pandeminë e cila ka prekur vende të ndryshme të botës, për përfitime financiare. Është kryetari i Autoritetit Kosovar te Konkurrences, Valon Prestreshi ai i cili ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve.   “Për deri sa […]

Gjykata Kushtetuese vazhdon pezullimin e Ligjit të Pagave

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim ta vazhdojë masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit për Zyrtarë Publikë. Ky vendim ishte marrë më datë 19 nëntor 2019, dhe mbetet në fuqi deri më 28 prill 2020. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte miratuar ankesën e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për masë të përkohshme për Ligjin […]

Çmimet e naftës bien

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 2.4 për qind ose me 1.4 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 57.09 dollarë amerikanë për fuçi. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 2.3 për qind ose me 1.25 […]

Kujt do t’i ulen pagat me vendimin e Kurtit?

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete. Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot me fillim […]

ARRH kërkon financimin e një hekurudhe Prizren-Durrës

Mungesa e fokusit të Qeverisë ndaj hekurudhave të Kosovës ka bërë që mos të shfrytëzohen në tërësi linjat hekurudhore nga qytetarët. Ndërkaq, një sfidë tjetër janë edhe aksidentët hekurudhore që po ndodhin në vendkalime për vetura ose qytetarë. Këtë e thotë, Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARRH). Ai beson se […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.