12-07-2020

Ministri i financave: Nëse kriza vazhdon do të preken edhe pagat e sektorit publik

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka paralajmeruar sot se nëse për shkak të Koronavirusi vazhdon kriza ekonomike, atëherë do të preken edhe pagat e sektorit publik.

“Nuk mundet kriza me vazhdu edhe dy muaj e ne mos me i prek edhe rrogat e sektorit publik”.

“Ka opsione të ndryshme: Nëse ne themi jemi në muaj të mbijetesës, dhe jemi në muajt ku po punojmë vetëm me staf esencial, unë nuk e di pse mbijetesa duhet me qenë ndryshe për gjyaktës dhe ndryshe për një zyrtar financiar”.

“Një opsion mundet me qenë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përjashto sektorin e shëndetësisë dhe të policisë qe janë në angazhim maksimal e kanë pagën e njëjte 400 euro, 400 euro. Unë përsonalisht e kisha favorizu një opsion të tillë”.

“Ose mundem me thënë paga 400 euro është paga bazë, mbi 400 përkohësisht taksohet me 50%. Nëse kriza vazhdon nuk është në rregull Besnik Bislimi me vazhdu me i marrë 1200 euro si ministër”, ka thënë Bislimi, shkruan Insajderi.

Bislimi ka paralajmëruar se mund të ndërpriten edhe projektet kapitale.

“Në qoftëse kriza zgjatë çka nuk e dëshirojmë asnjë prej nesh. Por psh nesë zgjatë 6 muaj kjo nënkupton që paralizohet aktiviteti ekonomik”.

“Ne i kemi 500 deri në 600 milionë euro projekte kapitale të parapara për sivjet. Me automatizëm këto projekte nuk mund të fillojnë ose të Vazhdojnë. Këto mjete munden me u liru për me u përdorë për me u përballë me nevojat imediate të qytetarëve”.

“E dyta: Për aq kohë sa një pjesë e madhe e stafit të administratës publike, por edhe shkollave nuk janë në funksion të plotë ka rënie të madhe të shepnzimeve për mallëra dhe shërbime”.

“Diku 300 milionë është fondi për mallëra dhe shërbime. Vetëm 3 muaj e parë i kemi pas 26 milionë për shpenzime. Këto mjete bëhan pastaj të disponueshme për adresim të nevojave imediate”.

Ministri në detyrë ka paralajmëruar se për ta tejkaluar krizën ekonomike po presin ndihma edhe nga Japonia, Turqi, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Asnjë koment

Comments are closed.