26-04-2024

Ja edhe sa javë do t’i kalojë Kosova në izolim, sipas mjekut kosovar në Gjermani

Mjeku kosovar, Halil Krasniqi, i cili punon në Gjermani tash e disa vite, në një lidhje direkte për Gazetën Express ka dhënë disa këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ai ka treguar për gjendjen në Gjermani, atje ku si duket situata shpejt do t’i kthehet normalitetit. E sipas Krasniqit, edhe në Kosovë pas disa javësh mund të ketë përmirësim të situatës me koronavirus

Krasniqi tha se kosovarët duhet të vazhdojnë t’i repsketojnë rekomandimet e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas Krasniqit, situata me koronavirus në Kosovë mund të zgjasë edhe katër javë.

“Në Kosovë duhet të kenë kujdes edhe disa ditë të mbajnë izolimin. Mendoj se si është situata e tanishme në Kosovë, do të zgjasë edhe katër javë, dhe personat që një kohë kanë pasur një kohë të inkubacionit dhe shfaqin simptoma duhet të lajmërohen në institucione shëndetësore”, ka thënë Krasniqi në një lidhje direkte për Express.

Krasniqi shtoi se  numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë mund të rritet 10 për qind në ditët e ardhshne.

“Nuk është shumë, është pothuajse krahasuar edhe me infeksionet tjera. Virusi është më agresiv por varet edhe nga imuniteti i njeriut. Në Kosovë ndoshta mund të rritet numri edhe 10 për qind në ditët e ardhshme, por duket se popullata është e diciplinuar dhe po u përmbahet rregullave”, tha Krasniqi.

Ai ka kritikuar skenën politike në Kosovë, ku sipas tij do duhej që fokusi të jetë në luftimin e pandemisë dhe në sigurimin e popullit për dëmet që mund të ketë pas pandemisë.

“Unë kam shqetësimë më shumë me situatën politike, kur popullata nmë këtë kohë kërkon një siguri edhe nga Qeveria, ajo duket se është problemi më i madh, duhet të sigurojnë popullatën që të mos përjetojë dëmtimet nga pandemia të cilat do të pasojnë pas 2 apo 3 muajsh”, tha Krasniqi.

Mjeku kosovar në Gjermani foli edhe për maskat dhe dorëzat mbrojtëse, për të cilat tregoi se sa gjatë mund të përdoren.

“Varet cilin lloj të maskës e përdorin, por është e vërtetuar shkencërisht se maska të cilën përdorim të paktën një ditë, në ditët tjera nuk ka feket fare sepse sipërfaqja e saj mund të jetë e kontaminuar.  Kurse dorëzat tani në kohën e ngrohtë krijojnë baketie, edhe në qoftë se nuk ka virus, shfaqen bakteriet. Kështu që 1 orë apo 2 orë dhe të largohen nga duart, infeksioni është më i madh me dorëza se pa dorëza, nëse mbahet higjiena e duarve”, deklaroi Krasniqi.

Ai tutje tha se mbajtja e distancës dhe ushqimi i shëndetshëm është një mënyrë tjetër për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Qytetarët duhet ta mbajnë distancën, të ushqehen shëndetshëm që ta ruajnë imunitetin, sepse asnjë medikament nuk mund ta trajtojë momentalisht infeksionin me covid sesa vetë fortësia e organizimit dhe imuniteti jonë”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, Krasniqi ka folur edhe rreth ilaçit kundër koronavirusit, i cili ende nuk është zbuluar.

“70 vaksina janë përpunuar, mirëpo ansjëra nuk ka efekt. Në Amerikë dhe Kinë janë dy tjera që po testohen. Ne në Gjermani kemi njërën që në fund të muajit do të vihet në përdorim. Por nga 70 vaksinat asnjëra nuk ka efekt të veçantë. Po apleoj të mos përdoren medikamente pa vërtetim shkencor. Me vakcina duhet të pritet deri në vitin e ardhshëm, edhe nëse zbulohen tani nuk mund të zbulohen deri në vitin e ardhshëm’, deklaroi Krasniqi.

Kirurgu vaskular tregoi edhe për gjendjen në Gjermani. Sipas tij, atje tashmë duket se së shpejti gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

“Në Gjermani është situate stabile pothuajse në 10 ditët e fundit. Nuk kemi rritje të madhe të numrit të të infektuarve. Momentalisht 134 mijë e 834 persona, kemi diku rreth 3 mijë e 804 persona të vdekur dhe 68 mijë e 507 të shëruar. Vdekshmëria qëndron 1.7 për qind. Mund të them se situata është stabile dhe nuk është si kemi menduar më herët. Në Gjermani në një pjesë të madhe të spitaleve janë shtretërit të zbrazët në reparte normale por edhe intensive”, tha Krasniqi.

Ai tutje bëri të ditur se me stabilizimin e situatës, gradualisht do të zbuten edhe kushtet e izolimit të qytetarëve.

“Deri më 3 maj do të jemi në gjendje të lirojmë shumë lokale dhe institucione deri në 800 metra të jenë të lira të funksionojnë. Situata është duke u zbutur dhe qetësuar në përgjithësi, jeta normale vazhdon si në qytete edhe në një pjesë të institucioneve, gradualisht po kthehen në punë. Izolimi është vendosur të vazhdojë deri më 3 maj, atëherë do të fillojë gradualisht të lirohen apo të vendosen maca të caktuara”, deklaroi Krasniqi./GazetaExpress/

 

Asnjë koment

Comments are closed.