26-04-2024

Çmimi i derivateve të naftës do të rritet për 15 për qind nga 1 maji

Që nga paslufta nafta nuk ka pasur rënie më të madhe. Çmimi i naftës dhe benzinës është në treg për 86 deri në 88 cent për litër.

Por, mosinteresimi i qytetarëve për derivate si shkak i Coronavirusit do të rritë çmimin e naftës për 15 për qind nga 1 maji.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se ky vendim është marrë nga Organizata Prodhuese OPEK.

“Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të madhe që nga paslufta, tani kemi me 86 centë për një litër benzina dhe 88 centë për një litër naftë”.

“Është mbajt një Kuvend i organizuar nga organizata OPEK ku aty u morë vendimi nga Organizata prodhuese OPEK që nga 1 maji të rritet çmimi 10-15 për qind të naftës”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Berjani njoftoi se pompat e derivateve po punojnë 24 orë, por me kapacitete të vogla rreth 5-10%, për shkak të mos qarkullimit pas masave të ndërmarra nga Qeveria.

“Kapacitetet që punojnë karburantet janë 10 për qind pasi qe ka ndikuar virusi i cili e ka kapluar gjithë botën. Kjo është normale edhe tek ne ka ndikuar. Pikat e karburantit janë duke punuar me 5-10 për qind”.

“Gjitha pikat e karburantit janë duke punuar 24 orësh, punojnë kapak po qarkullim nuk ka. Ky sektor është trondit në masë të madhe që do të thotë se shitja ka rënë shihet edhe në ATK, shpresojmë se kësaj krize do t’ia dalim. Pas reduktimit të derivateve shkak i virusit atëherë rritet çmimi. Kemi rritje të çmimit në fund të këtij muaji”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.