06-08-2025

Ekonomi

Ja sa do të bëhen pagat për profesionistët shëndetësore pas rritjes në fund të vitit

Stafi profesionist shëndetësor në fund të këtij viti do t’i marrin pagat me rritje. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka publikuar një fotografi që tregon rritjet që do të ju bëhen profesionistëve shëndetësor, transmeton Indeksonline. “Mjekët dhe infermierët nga fundi i këtij viti do t’i marrin pagat me rritje – më të lartat në rajon. […]

Thaçi: “HardhFest” ka tërhequr vëmendje botërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec. Nga atje, Thaçi ka thënë se kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit europian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore. “’Hardh Fest’ ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë […]

Në Rahovec hapet festa e rrushit “HardhFest” 2019 (Video)

Në Rahovec sot ka nisur zyrtarisht festa tradicionale e rrushit “HardhFest” 2019, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. Pos, kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit,  në ceremoni kanë marrë pjesë dy presidentët shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Ilir Meta, si dhe kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka deklaruar se është në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve […]

Në pesë lokacione, Prizreni organizon dëgjime publike për buxhetin 2020

Në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020, Komuna e Prizrenit organizon pesë (5) dëgjime publike me qytetarë, me qëllim që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe të përcaktohen prioritetet për hartimin e buxhetit. Në njoftim, thuhet se dëgjimet publike do të organizohen duke filluar nga data 19 gusht në katër fshatrat kryesore […]

Më 2020 Malisheva planifikon 4 milionë euro për investime kapitale

Komuna e Malishevës është duke vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike në kuadër të procesit të hartimit të projekt buxhetit 2020-2022, me theks të veçantë të buxhetit për vitin 2020. Bazuar në qarkoren e dytë buxhetore, për Komunën e Malishevës, për investime kapitale janë paraparë afër katër milionë euro për investime kapitale. Kështu ka deklaruar […]

Sërish rritet euro kundruall lekut

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 121.11 lekë, me një rritje të lehtë në raport me monedhën vendase. Ndonëse si pasojë e flukseve sezonale, euro në fillim të këtij muaji shënoi nivelin më të ulët […]

Hakerët sulmojnë ueb faqen e Bankës Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka shuar sot njërën nga ueb faqet e saj, pasi ishte sulmuar nga hakerët dhe infektuar me virus. ECB ka bërë të ditur se të dhënat e ndjeshme nuk janë rrezikuar, por ka mundësi të jenë vjedhur adresat e email-ave dhe emrat e parapaguesve të “Fjalorit të integruar mbi raportimin e […]

Ja numrat potencial fitues për TM2 2019

Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2019. Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Vendim Shpjegues Publik Nr.02/2017 – Nxitjet dhe motivimet për […]

Hartohet plan për zvogëlimin e llogarive të arkëtuara në Prizren

Ekzekutivi lokal i Prizrenit ka raportuar se është duke ndërmarrë masa për uljen e llogarive të arkëtuara, përkatësisht të borxheve që subjektet e ndryshme kanë ndaj Komunës. Sipas tyre, për këtë çështje pritet të publikohet plani përkatës dhe njëkohësisht të kërkohet mbështetja nga Kuvendi i Komunës, si organi më i lartë vendimmarrës lokal. Zyra Kombëtare […]

Kosovarët që kanë punuar në Zvicër do t’i marrin pensionet nga ky muaj

Kosovarët nga shtatori mund t’i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë, pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër. Në një komunikatë të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS), thuhet se nga 1 shtatori 2019, fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër. Këtë marrëveshje bilaterale […]