04-05-2024

Ekonomi

Nënshkruhet udhëzimi, çmimet e barnave pritet të jenë më të lira

Shteti i Kosovës, qytetarët dhe pacientët do të përfitojnë me dhjetëra miliona euro nga rregullimi dhe unifikimi i çmimit të barnave në nivel vendi. Kështu u tha në ceremoninë e nënshkrimit të udhëzimit administrativ, me të cilin qytetarët do të kenë çmime më të ultë të barnave, raporton KsP. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha […]

Ministri Lluka në Prizren: Bashkëpunimi rajonal mundëson tërheqjen e investimeve

Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor ka vizituar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizrenit, raporton Ekonomia Online. Delegacionin e ka shoqëruar ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka. Ai tha se përmes këtij projekti do të promovojnë bashkëpunimin rajonal dhe të tërheqin investime. “Jo rastësisht jemi në Prizren një qytet multi-etnik. […]

Kosova e ka si destinacion të parë turistik Shqipërinë, ndërsa Shqipëria e ka Kosovën të tretën si preferencë

Shqipëria është në prag të hapjes së sezonit turistik veror. Ndërkohë që shtetasit e huaj që preferojnë ta vizitojnë Shqipërinë, për vitin 2018, janë shtetasit nga Kosova. Vizitorët nga Kosova që hyjnë në Shqipëri përbejnë 35 për qind të numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj që kanë vizituar këtë vend për vitin 2018, duke […]

Një fshat në Shqipëri, jeton pa para (video)

Pamundësia ekonomike dhe infrastruktura ka bërë që fshati Orenjë i Librazhdit të mbetet i izoluar nga pjesa tjetër e zonës. Banorët nuk njohin paratë për të blerë produkte ushqimore. Ata akoma shkëmbejnë prodhimet e tyre si në mesjetë. Në Orenjë të Librazhdit njerëzit jetojnë primitivisht. Ata nuk përdorin paratë. Tregtinë e realizojnë si në kohë […]

Malisheva planifikon 8 për qind buxhet më të lartë vitin e ardhshëm

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Drejtori për Buxhet dhe Financa (DEF), i ka njoftuar drejtorët komunal, me Qarkoren e parë buxhetore, për hartimin e buxhetit 2020-2022. Bazuar në këtë qarkore, buxheti për vitin 2020, pritet të jetë 8 për qind […]

Ofronte 2 mijë vende pune në Gjermani, shteti nuk e licencon kompaninë

Janë bërë pesë muaj që kur kompania gjermane e ashtuquajtur B.S.B Aviation, në qytetin e Prizrenit, kishte hapur konkurs për pranimin e dy mijë kosovarëve për të punuar në aeroportin e Hamburgut. Mirëpo, kjo kompani ende nuk ka arritur të hapë dyert për pranimin e aplikimeve për dy mijë vende pune pasi vazhdon të jetë […]

Gjermania ka nevojë për 1 milion punëtorë

Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani ishin të lira 1.38 milion vende pune, pothuajse 200.000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Agjencia Federale e Punësimit, duke shtuar se kërkesa më e madhe është për punëtorë të kualifikuar me arsimin e mesëm. “Tregu i punës është […]

Telekomi i Kosovës në rrezik falimentimi, fajtore edhe Prokuroria e shtetit

Edhe prokuroria dyshohet të jetë e përfshirë në kontratën e dëmshme të Z-Mobile dhe kompanive të tjera private me Telekomin e Kosovës. Dyshimet bazohen në atë se Prokuroria e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz qe 10 vite për t’i zbardhur këto kontrata, për çka po rrezikohet falimentimi i Telekomit. Dyshimet i kanë ngritur […]

Konfirmohen shkeljet e Ministrisë së Bujqësisë me milionat e granteve

Dërgimi jashtëligjshëm i tre milionë eurove të shtetit tek biznese që për aksionarë kanë njerëz të lidhur me të mëdhenjtë e politikës nga radhët e shqiptarëve dhe serbëve nuk është keqpërdorimi i vetëm që Ministria e Bujqësisë e ka bërë me buxhetin e granteve. Një proces auditimi ka gjetur shkelje sistematike të bëra prej vitesh […]

Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Ka filluar implementimi i marrëveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës. Këtë lajmë e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.