06-05-2024

Fabrika bujqësore e Krushës së Madhe mundësi pune për gratë e kësaj ane

Shyhrete Kryeziu punëtore në “Fabrikën bujqësore për prodhimin e turshive dhe ajvarit “çdo ditë udhëton nga Xërxa për në Krushë të Madhe.

Shyhretja është vetëm njëra nga 55 gra të këtij lokaliteti, kryesisht gra që humbën bashkëshortët e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë e cila për një kohë të gjatë është angazhuar në këtë veprimtari.

Ajo është shumë e lumtur me punën që bën dhe natyrisht edhe me kushtet që ofron drejtoresha e Fabrikës.

Edhe punëtoret tjera në Fabrikë po ndjehen mirë në punën që bëjnë këtu.

E drejtoresha Fahrije Hoti thotë se edhe përkundër faktit që ky vit ka qenë i bereqetshëm , kërkesat e mëdha të tregut imponojnë edhe blerjen e lëndës së parë jashtë  lokalitetit të Anadrinisë.

Fahrije Hoti e cila  me sukses po e drejton KB Krusha është vetëm njëra nga 200 gratë e Krushës që edhe përkundër humbjeve të mëdha gjatë luftës  nuk u dorëzua asnjëherë.

Përkundrazi , themelimi i Kooperativës bujqësore dhe prodhimi dhe madje eksportimi i prodhimeve të turshive dhe ajvarit në tregun evropian janë dëshmia më e mirë e suksesit të tyre tash e sa vite me radhë. Shembull që duhet ndjekur.

 

Asnjë koment

Comments are closed.