03-07-2025

Kryesore

Prizren: Arrestohen dy persona, konfiskohet kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren sot gjatë kontrollit të shtëpive të disa personave të dyshuar,  ka sekuestruar kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro si dhe ka arrestuar dy persona. Bastisja është bërë  bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollin e shtëpive të disa personave të […]

155 të arrestuar nga “Goditja”, operacioni vazhdon

Operacioni “Goditja” i nisur nga Policia e Kosovës ka hyrë në javën e tretë të implementimit dhe deri tani, në pranga kanë përfunduar 155 persona, prej tyre 50 me urdhër-arreste nga gjykatat, ndërsa janë konfiskuar edhe 54 armë. Ngjarjet tragjike në kryeqytet, Skenderaj e Klinë e aktivizuan Policinë e Kosovës për nisjen e operacionit “Goditja”. […]

Prizren: Ish-drejtori komunal për Kadastër dhe Gjeodezi mbrohet në heshtje, dy të tjerë mohuan se Komuna e Prizrenit është dëmtuar

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ish-drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi në Prizren, Refik Shaqiri, i akuzuar për korrupsion, ka vendosur të mbrohet në heshtje sa i përket ndryshimit të aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, ku Komuna e Prizrenit është futur si palë e dëmtuar. Kurse, të akuzuarit Ares Shporta dhe Ganimete Babuna, […]

Gjykata e urdhëron “Burdushin” të shkojë në burg në shtator për vuajtjen e dënimit

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, nuk ka shkuar ende në vuajtje të dënimit me burgim, pasi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 janar 2023, ishte dënuar me dënim unik prej 4 vite e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, […]

I dënuar me 25 vite burg nga Peruja, 58-vjeçari arrestohet në Morinë

Një 58-vjeçar nga Peruja është arrestuar në Morinë, pasi rezultonte i dënuar me 25 vite burgim për trafikim armës dhe krime kundër shtetit. “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, […]

Arrestohet në Vërmicë i dyshuari se tentoi të fuste municion nga Shqipëria në Kosovë

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.M (37-vjeç), nën dyshimin se po tentonte të fuste municion nga Shqipëria në Kosovë. Në njoftimin e Policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm, në Vërmicë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Sot, më datë 28.09.2023 rreth orës 10:45, në hyrje të Republikës së Kosovës nga […]

Dogana parandalon kontrabandimin e fishekëve luftarak

Oficerët e doganës në Vermicë kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme municioni gjatë një tentimi për të kryer kontrabandë në territorin e Kosovës. Sot, rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganor kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet. Qëllimi […]

Aksident në Prizren: Vetura godet dy motoçiklistë, me lëndime të rënda dërgohen në spital

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Ekrem Rexha” të Prizrenit, ku një veturë ka goditur dy motoçiklistë dhe për pasojë […]

Punëtori që vdiq në Prizren, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka intervistuar tre të dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje. Në raportin e Policisë, thuhet se rasti është rikualifikuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. “Rasti i raportuar “Hetim i […]

MASHT-i del me njoftim për prindërit që s’po munden të aplikojnë për libra për fëmijë

Disa prindër po kanë probleme në aplikimin për subvencionimin e librave shkollorë për fëmijët e tyre. Kjo për shkak se platforma e-Kosova nuk po lejon aplikimin për fëmijët që janë nën moshën 6-vjeçare. Pas kësaj shumë prindër në rrjetet sociale i kanë shfaqur pakënaqësitë, shkruan Gazeta Sinjali. Një prind ka thënë se fëmija i tij […]