29-04-2024

SPORT: Përfundon ndeshja, Ballkani i rikthehet traditës

Ballkanit i është rikthyer fitoreve në Superligë.

Kampioni në fuqi, ne ndeshjen e javës së 23-të, mposhti në udhëtim, skuadrën e Dukagjinit, me rezultat 2-1

Skuadra nga Suhareka e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 25 sekondave lojë.

 

Ishte Meriton Korenica i cili shënoi golin më të shpejtë në histori të Superligës.

Nazmi Gripshi dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të.
Dukagjini e ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të, me golin e shënuar nga Max Rugova.

Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 48 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.