27-02-2026

Kryesore

Afër 1. 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 597 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 29 aksidente me të lënduar dhe 47 me dëme materiale. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona dhe 9 janë dërguar në mbajtje.

Specialja konfirmon arrestimin dhe transferimin në Hagë të Isni Kilajt, tregon për çfarë akuzohet

Isni Kilaj është arrestuar në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) sipas një urdhri arrestimi të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar. Sipas njoftimit të ZPS-së, ai është transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara […]

Gjykata Speciale e nis aeroplanin privat për ta marrë Kilajn, kthimi në orën 14:00 (Foto)

Mbrëmë në mesnatë EULEX-i i ka vendosur prangat ish-pjesëtarit të UÇK-së, Isni Kilajt nga Malisheva. Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas bastisjeve disa orëshe në pronat e tij në Prishtinë e Lubizhdë të Malishevës. IndeksOnline ka parë që Specialja ka nisur një aeroplan privat nga Amsterdami […]

Specialja arreston Isni Kilajn

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se mbrëmë, ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i. Në reagimin e komunës, ata kërkojnë që Gjykata Speciale ta ndërpresë këtë, të cilën e quajtën përndjekje të çlirimtarëve.“Kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, […]

Konfirmohet vetvrasja e afaristit, u gjet i varur në villën e tij në rrethinën e Malishevës

Përmes një postimi në Facebook, AKB-ja shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. “Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latifi Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paqe. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonominë e Kosovës si Shell, brend ndërkombëtar“, shkruhet në postim. Ndërkohë, më herët Policia e Kosovës […]

Dyshohet se është vetvrarë Lulzim Kryeziu

Djali i afaristit të ndjerë Latif Kryeziu, Lulzim Kryeziu dyshohet që i ka dhënë fund jetës. Pronari i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se është varur më litarë, në objektin e biznesit të tij në Kiev. Ai ka qenë afarist i suksesshëm, pronar i qindra pikave të derivateve “Shell Kosova”./IndeksOnline/

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit me traktor në Malishevë

Një person vdiq dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, si pasojë e një vetaksidenti me traktor në Malishevë. Njoftohet se viktim është i riu, Ismail Zogaj nga fshati Bellanicë dhe një i ri tjetër ka mbetur i lënduar. Lajmin për aksidentin dhe vdekjen në Malishevë, e ka konfirmuar edhe Policia për Rajonin e Gjakovës: […]

Vdes një person, rrokulliset me traktor në Malishevë, një tjetër në gjendje të rëndë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ngucat të Malishevës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka humbur jetën, teksa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë, i cili vdiq pasi u […]

Qeveria e miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2024 – vlera 3 miliardë e 314 milionë euro

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar sot projektligjin para kabinetit qeveritar duke thënë se vlera e përgjithshme e tij është 3 miliardë e 314 milionë euro. “Koeficienti për vitin 2024 për punëtorët e sektorit publik […]

“Edhe u rrahën edhe u arrestuan”, këta janë policët nga Dragashi!

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se  në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë  një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që  kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë […]