18-04-2024

Kryesore

Dy të vdekur, ndërsa mbi 1.600 raste me Covid-19

Dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Nga testimi i 3.946 mostrave, 1.603 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin. Gjatë kësaj periudhe, u shëruan 1.792 persona. 10.639 është numri i rasteve aktive. Vetëm 141 persona u vaksinuan të mërkurën.

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Biden mesazh shqiptarëve: Me ju edhe në rrugën drejt BE-së

Presidenti amerikan Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka uruar shqiptarët dhe amerikanët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në një event që po mbahet në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndër të tjera Biden solli […]

Reagon Komuna e Prizrenit: Rasti i zyrtarëve të arrestuar ka ndodhur në qeverisjen e kaluar

Komuna e Prizrenit ka reaguar për rastin e arrestimit të katër zyrtarëve të saj, për “keqpërdorim të detyrës” duke sqaruar se rasti nuk ka ndodhur gjatë këtij mandati, por ish-qeverisjes, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Reagimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Keqpërdorimi i detyrës dhe arrestimi i zyrtarëve komunal është ngjarje që e denojmë dhe që […]

Prizren: Ky është vendimi i Gjykatës për zyrtarët komunal

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve komunalë të Prizrenit, të cilët dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”. Ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të komunës për 13 mijë euro. “Të pandehurit si persona zyrtar duke shfrytëzuar detyrën […]

Prizren: Ja përse kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurve: C.C., I.R., A.I., R.D., dhe Sh.A., për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”. […]

Prizren: Deportimi i lëmoshë kërkuesve”, policia jep detaje

Me datë 25.07. rreth orës 21:00 ,  Stacionit Policor Prizren ka pranuar ankesa nga qytetarët dhe afaristët e zonës së “Shatërvanit” në Prizren  se po bezdisen nga lëmosh kërkues të ndryshëm. Patrulla policore ka dalë në atë lokacion dhe gjatë patrullimit ka has në tre lëmosh kërkues të cilët kërkonin lëmosh në mënyrë të bezdisshme. […]

Në Prizren theret me thikë një 11-vjeçar

Policia e Kosovës njofton se një 11-vjeçar raportohet se është goditur me thikë nga një 14-vjeçar në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Reçan, të hënën rreth orës 21:30. “Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit”, […]

Prizren: Këta janë pesë personat e arrestuar nga Krimet ekonomike

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të gjerë sot, ku në Prizren janë arrestuar pesë persona, raporton Gazeta e Prizrenit. Kumtesa nga Policia: Sot, me datë 25.07.2022 në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar pesë persona mbi dyshimin e bazuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit […]

Katër të arrestuar nga krimet ekonomike në Prizren

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar në Prizren nga krimet ekonomike. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se deri më tash janë arrestuar 4 persona. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi, i cili nuk ka dhënë shumë informacione për faktin që aksioni është ende duke u zhvilluar./ […]

Përleshje në Prizren: Një person theret me thikë, dërgohet në spital

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur mbrëmë, në afërsi të restorantit Royal në Prizren. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Për pasojë, ai është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe […]