24-04-2024

Kryesore

Prizren: Nisi edicioni i 21-të i festivalit “DokuFest”

Në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës, sonte nisi edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtë dhe dokumentar, DokuFest i cili për 9 ditë sjell më shumë se 200 filma nga e gjithë bota. Në programin për edicionin e 21-të0 do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese, të cilët do të […]

Gjenda e fundit, mbi 1.200 raste të reja me COVID

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 1266 raste të reja të infektimeve me virusin korona. Asnjë person nuk ka vdekur dhe janë bërë 3609 testime. 9.252 është numri i rasteve aktive.

Zvicerania nuse në Prizren: Bëmë dasmë me një mijë euro

Historia e dashurisë mes zviceranes Barbara dhe Gencit nga Prizreni që përfundoi me martesë 32 vite më parë. Tashmë është bërë 59-vjeçare, por 32 vjet më parë zviceranes Barbara ia fitoi zemrën një prizrenas. Lidhja e tyre e dashurisë është kurorëzuar edhe me martesë dhe produkt i saj është Jona, që tashmë është e moshës […]

Prizren: Shpallen emrat e drejtorëve dhe zv/drejtorëve

Drejtoria e Arsimit në Prizren, sot publikoi emrat e drejtorëve të shkollave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Lista e kandidatëve të propozuar për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të institucioneve edukative-arsimore, sipas konkursit të rishpallur,  datë 03.06.2022. Në pesë shkolla konkursi do të përsëritet. Emri dhe mbiemri i kandidatit, pozita shkolla/institucioni dhe pikët, sipas komisionit,  gjenden në këtë link: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2022/08/Njoftim-Rezultatet-e-intervistave-per-drejtor-dhe-zv.drejtor-04.08.2022.pdf

Iniciohet rast rreth dyshimeve për dallavere në tenderin për uniforma të policisë dhe shitje të barnave pa banderola

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë iniciuar dy raste për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe si për shitje të barnave pa banderola. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se këto raste u trajtuan nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK). […]

Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me kamera të trupit

Policia e Kosovës pritet të blejë kamera, të cilat pjesëtarët e saj do t’i mbajnë në trup, mbi uniformë. Për këtë qëllim, Policia ka ndarë 18,480 euro. Kjo u bë e ditur sot nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”. Për këtë aktivitet të prokurimit përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie […]

Çmimi i arit ‘fluturon’ në Kosovë, bie interesimi për blerje

Sezoni i verës, pos që njihet për ardhjen e mërgimtarëve, edhe dasmat janë të shumta nëpër gjithë trevat e Kosovës. Kur një çift vendosë të martohet, çdo gjë përcillet sipas traditave shqiptare. Njëra nga to që konsiderohet si traditë dhe një dhuratë e vlefshme për çiftin, është edhe ari. Sipas argjendarëve në qytetin e Prizrenit, […]

Prizren: Aktakuzë se në këmbim të 150 eurove përdhosi varrin e një gruaje për varrimin e një tjetre

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 1, dhe “Dëmtimi i varreve apo kufomave” nga neni 413 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së […]

Vrasja dhe djegia e vëllait, ekspertja thotë se nuk gjetën gjurmë të ADN-së së viktimës

Eskpertja e ADN-së, Hidajete Muharremi tha se nuk kanë gjetur profil të ADN-së së viktimës nga mostrat e dheut që janë marrë nga vendi ku pretendohet se është djegur viktima. Këtë deklarim, ekspertja Muharremi e bëri në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku Gani Kriezi po akuzohet se ka […]

PRIZREN: AKTAKUZË NDAJ NJË ZYRTAREJE PËR KEQPËRDORIM TË AUTORITETIT ZYRTAR

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi të martën se ka ngritur aktakuzë kundër një zyrtareje me inicialet S.K., pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, e pandehura S.K., si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar në cilësi të përmbarueses private, i ka tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojë dobi […]