20-05-2024

Prizren: Reshjet e borës lënë pa rrymë disa lokacione

Si pasojë e reshjeve të borës që kanë filluar gjatë natës disa shtylla elektrike janë dëmtuar në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren.

KEDS, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se janë dëmtuar edhe disa përçues elektrikë.
“Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë. Distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni”.

Në njoftim bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim më rrymë teksa kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike. KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Asnjë koment

Comments are closed.