17-06-2024

Ja kur do të luhen ndeshjet e shtyra sot të Superligës

Janë shtyrë dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll për shkak të reshjeve të borës.

Ndeshjet Feronikeli 74-Liria dhe Fushë Kosova-Dukagjini nuk mund t’i luanin ndeshjet e parapara për sot nga ora 13:00 për shkak të fushave të rënduara.

Kësisoj, FFK ka vendosur që këto dy përballje të luhen të hënën nga ora 13:00

“Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00”, thuhet në njoftimin e federatës.

Për të njëjtat arsye shtyhen edhe ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë: Rahoveci – Drenica dhe Trepça – Dinamo.

“Këto dy ndeshje duhet të zhvillohen të dielën, andaj klubet vendase janë të obliguara të caktojnë fushën se ku do t’i luajnë këto ndeshje dhe ta lajmërojnë Komisionin e Garave deri sot në orën 19:00.

Asnjë koment

Comments are closed.