13-11-2026

Kryesore

Prizren: Aktakuzë për fajde – i dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 mln euro

 Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, dhe “Detyrimi“, nga neni 328, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KPRK-së. Po ashtu, E.K., së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për […]

Në Prizren, Suharekë e Dragash – 22 të arrestuar nga aksioni kundër bixhozit të kundërligjshëm

22 persona janë arrestuar në një operacion të Policisë së Kosovës kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit, i zhvilluar në rajonin e Prizrenit. Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë, operacioni është realizuar të martën në mbrëmje, më 4 nëntor, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, pas hetimeve disa mujore, përcjell […]

Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm

Një operacion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është ndërmarrë gjatë ditës së sotme në disa komuna të rajonin të Prizrenit. Bastisjet janë duke u zhvilluar paralelisht në tri qendra kryesore: Prizren, Suharekë dhe Dragash, përcjell Gazeta e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar për portalin Gazeta e Prizrenit, Kryeprokurori i […]

Gjendet i pajetë një person në Suharekë

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur të martën në Suharekë. Rasti është raportuar më 03.11.2026, rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor. Sipas raportit policor, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.   Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në […]

Policia del me sqarime shtesë pas vendimit të Supremes për konfiskimin e Patent Shoferëve

Policia e Kosovës njofton opinionin se më datën 2 nëntor 2026 ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës P. A. nr. 29/2026, të datës 20 tetor 2026, me të cilin është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 3 i nenit 17 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes. Policia, sqaron […]

Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Prizren

Një person, shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të së dielës. Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 01:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor. Sipas raportit policor, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.  

Has: Vëllezërit nga Gjonaj i Hasit, të aksidentuarit në fshatin Domaj

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, në vetaksidentin e rëndë që ndodhi, mbrëmë në fshatin Domaj, janë të përfshirë dy vëllezër të familjes Çoçaj nga Gjonaj i Hasit. Nga plagët e marra, drejtuesi i mjetit, Albert Çoçaj, 46 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, […]

Zymi i Hasit në qendër të kulturës shqiptare, “Takimet e Gjeçovit” mbushin 55 vjet

Takimet e Gjeçovit janë një nga manifestimet më të rëndësishme letrare, kulturore dhe shkencore në Kosovë, që mbahet çdo vit në Zym të Hasit, në nderim të figurës së At Shtjefën Gjeçovit. Manifestimi i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit, edhe këtë vit mblodhi […]

Vendos Gjykata Supreme: Sa ditë mund t’i mbajë Policia patentë – shoferët

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes, i cili kushtëzonte kthimin e patentë-shoferit me përfundimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit. Vendimi është marrë pas padisë […]

Prizren: Rasti i vrasjes në lagjen Arbana –  dënim me 30 vjet burg dorasit

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G., i shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të B.M., ngjarje kjo që kishte ndodhur më 3 shtator 2023, në lagjen Arbanë të Prizrenit. Sipas gjykatës, gjatë incidentit ishte rrezikuar edhe jeta e katër personave të tjerë. Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar […]