04-07-2025

Kryesore

Dështon për të 34-ën herë përpjekja për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Edhe sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Seanca që nisi pak pas orës 10:00, përfundoi brenda minutash. Seanca vazhdoi me pikën e rendit të ditës të përcaktuar nga kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, që është formimi i komisionit parlamentar për votim të fshehtë për […]

Gjykata e Prizrenit për rastin në Suharekë: Rasti ndodhi para se të kalohej kontrolli i sigurisë

Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një njoftim për rastin që ndodhi sot në gjykatën në Suharekë. Dy palët e përfshira ishin përfshirë në një rast të lëndimit të lehtë trupor më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Në njoftim thuhet se palët pa e kaluar kontrollin e sigurimit, H.K. e ka nxjerrë një mjet […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar profesor Ukshin Hotin në 82-vjetorin e lindjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar profesor Ukshin Hotin në 82-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar si një figurë të jashtëzakonshme të mendimit politik e kombëtar. Ai theksoi se Kosova ka obligim ta kujtojë dhe nderojë veprën e tij, ndërsa kërkimi për zbardhjen e fatit të Hotit do të vazhdojë pa ndalur. […]

“Taksat tona, dostat e tu”, komuna e Prizrenit ndan 35 mijë euro për OJQ-në e bashkëshortes së fotografit të Totajt

OJQ “Tour Art”, e drejtuar nga Drita Sallauka – bashkëshortja e fotografit të kryetarit Shaqir Totaj, Agron Gërdella, ka përfituar 35 mijë euro nga komuna e Prizrenit. Opozita ka ngritur dyshime për konflikt interesi, ndërsa nga komuna nuk kanë kthyer përgjigje. Insajderi ju sjell detaje Gazeta Insajderi: Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në komunën […]

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj katër personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Sh.L., D.L., A.K., dhe K.Z., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.  Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës, me datë 07 nëntor 2024, rreth orës 19:00 […]

Arrestohet një zyrtar policor në Prizren, dyshohet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar dje një informatë nga Prokuroria Themelore në Prizren për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Prizren. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje kur një qytetar ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik. Rasti është […]

Këto janë zonat e rajonit të Prizrenit ku sot parashihen ndërprerjet e rrymës elektrike

KEDS njofton se të hënën do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Ky është orari për vendet në rajonin e Prizrenit: Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërprehet: Dalja 10 [kV] Randobrava (kodi: 30034010) nga ora 10:00 deri […]

“Shtëpia e Bardhë” në Prizren – a po mbulohet nga të zezat e qeverisjes Totaj?!

Qeverisja e kryetarit Shaqir Totaj në Prizren po del gjithnjë e më thellë në skandale, akuza për korrupsion dhe degradim institucional. Çdo ditë që kalon, “Shtëpia e Bardhë” në Prizren – siç është quajtur ndërtesa e qeverisë lokale – po zbehet nga hija e aferave që po dalin në publik. Pas tri viteve të një […]

“Zhurma që s’duan ta dëgjojnë”- Totaj përballë tensioneve të brendshme, opozita me gjysmëzëri

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren, ku u vendos zyrtarisht rikandidimi i Shaqir Totajt për kryetar komune, mungesa e drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë Lamajt, njëherësh shok i Totajt, ka ngritur jo pak pikëpyetje. Në politikë, mungesat nuk janë gjithmonë teknike – ndonjëherë ato janë mesazhi më i qartë […]

KFOR trajnim evakuimi në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në raste emergjente

Ushtarët e KFOR-it, pjesë e Komandës Rajonale West dhe Ekipeve të Monitorimit të Ndërlidhjes, zhvilluan trajnime evakuimi në komunën e Rahovecit. Një togë italiane nga Batalioni Kinetik RC-W, duke vepruar si Forca e Reagimit të Shpejtë, simuloi një skenar krize për evakuimin e një ekipi austriak LMT. Trajnimi synon të forcojë bashkëpunimin dhe gatishmërinë për […]