21-03-2026

Kryesore

Prizren: Ç’solli gjykimi ndaj ish-përmbarueses private në Suharekë

Ish-përmbaruesja private në Suharekë, Saranda Kuçi është deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Këtë deklarim, Kuçi e bëri në shqyrtimin fillestar, të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në këtë rast, Kuçi po akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për procedurën përmbarimore, ashtu […]

Prokuroria ndalonpesë persona, futën në treg mjaltë me substanca të dëmshme për shëndet

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm, ku u arrestuan pesë persona për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i  mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të arrestuarit, K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe […]

Arrestohen 6 persona, konfiskohen artikuj të dyshimtë

Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, sot me 08.06.2023, në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione (dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë). Gjatë realizimit të operacionit […]

Prizren: Arrestohet një person pas kanosjes me armë

Një person në Prizren ka njoftuar Policinë se është kërcënuar me armë nga një i dyshuar. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur I dyshuari është arrestuar raporton Gazeta e Prizrenit. Rr. “Nazmi Ferat”, Prizren 07.06.2023-15:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar […]

PSRK kërkon dënimin e Remzi Shalës, mbrojtja pretendon se është bërë ndryshim i aktakuzës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, prokurori special Haki Gecaj, në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarit Remzi Shala, ndërsa mbrojtësi i Shalës, avokati Blerim Mazreku pretendon se në fjalën përfundimtare është bërë ndryshimi i aktakuzës. Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” po akuzohet se së bashku me disa pjesëtarë […]

Arrestohet një suharekas i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga komuna e Suharekës, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë dje në fshatin Dubravë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në […]

Gruaja dyshohet se ia vuri flakën shtëpisë së ish-burrit në Suharekë

Një burrë në Suharekë, ka raportuar dje në Polici se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Policia thotë se dyshimet e para janë se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij, pasi ata dje ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar. “Suharekë 06.06.2023 […]

Prizrenasit ia vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prizren rreth orëve të vona, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia raportoi se ankuesi, ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyr në oborrin e tij dhe i kanë vjedhur veturën me targa vendore. Rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në […]

Prizren: Arrestohet një femër e kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një femër që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia në Prizren. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë dje në Prizren, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta e Prizrenit. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ajo është dërguar në vuajtje të dënimit […]

Vidhen para, ari e revole në një fshat të Prizrenit

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,  një grua dje ka raportuar që disa persona i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe revole. “Ankuesja femër  kosovare raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj […]